• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Goli “fantazmë” ndaj Real Madrid, reagon ashpër Barcelona: Do të kërkojmë që ndeshja të riluhet

22/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ne Barcelonë, polemikat vazhdojnë për episodin e golit fantazmë të ndodhur në “El Clasico” ndaj Real Madrid që u zhvillua të dielën në mbrëmje.

Katalanasit, përmes fjalëve të presidentit Laporta, kërkojnë qartësi, edhe nëse imazhet nuk e bëjnë këtë, topi i goditur nga Yamal dhe i shpëtuar nga Lunin lë dyshime të mëdha. Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe VAR, pas një vlerësimi të kujdesshëm, rifilloi lojën pa e vërtetuar golin e pretenduar.

“Si klub duam të jemi të sigurt për atë që ka ndodhur dhe ju informoj se Barcelona do t’i kërkojë Komitetit Teknik të Gjyqtarëve dhe Federatës Spanjolle të Futbollit të na japin të gjitha imazhet dhe audiot e krijuara nga aksioni”, tha Laporta.

Në shënimin e gjatë të publikuar nga katalanasit, përmendet edhe përsëritja e mundshme e ndeshjes.

“Nëse, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, kuptojmë se ka pasur një gabim vlerësimi siç mendojmë ne, do të marrim të gjithë veprimet e përshtatshme për të ndryshuar situatën pa përjashtuar veprimet e mundshme ligjore. Nëse goli konfirmohet si i ligjshëm, do të kërkojmë që ndeshja të riluhet, ashtu siç ndodhi në një ndeshje europiane për shkak të një gabimi të VAR”, përfundonte shënimi zyrtar./h.ll/abcnews.al

Next Post

“Pogba ndryshoi pasi fitoi Botërorin me Francën”, Murinjo: Kam ende një karrierë të gjatë përpara, objektivi është të…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.