Monday, 6. April 2026
Sport

​Goli i Asanit në garë më të mirin e raundit te gjashtë kualifikimeve për Euro 2024

GS 13/09/2023 1 Min. Lesezeit

Jasir Asani realizoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Polonisë në fitoren e Shqipërisë me rezultat 2-0 në “Air Albania”.

Tri pikët e reja i japin Shqipëriszë epitetin e lideri në grupin E të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 me 10 pikë, dy më shumë se Republika e Çekisë në vendin e dytë.

Po zhvillohej minuta e 37’ e ndeshjes kur Asani lëshoi një goditje bombastike nga distanca për ta lënë të shtangur portierin polak Szczesny.

Në garë me golin e Asanit janë edhe goli i Somorodov kundër Irlandës së Veriut, ai i Joao Felix kundër Luksemburgut dhe i belgut Trossard kundër Estonisë.

Teilen: