Teksa Morata shënoi nga pozicion jashtë loje, janë të shumta kontestimet milaniste për rregullsinë e golit të parë të Atalantës kur Sharl de Ketelare shënoi me kokë pasi ishte mbështetur mbi Teo Hernandezin. Nuk është një shtytje, por një mbështetje që pengon francezin të bëjë lëvizjen që donte të bënte.
Ky është një episod që na kthen në kujtimet e asaj që ndodhi në Inter-Napoli: dy aksione që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, por kanë të njëjtin raport me VAR-in. Mbrëmjen e djeshme u shënua një gol me një shtytje nga lojtari që shënoi: arbitri vlerëson intensitetin, ndaj edhe VAR-i nuk mund të ndërhynteë.
Sipas arbitrave Gracian Çezari (për “Sportmediase”) dhe Luka Mareli (“DAZN”) ai ishte një gol që duhej të ishte anuluar në fushë. Arsyeja është se veprimi i De Ketelaere për të mbështetur veten me duar është i parregullt sepse nuk e lejon Hernandez të tentojë largimin e topit.
PANORAMASPORT.AL