Saturday, 15. August 2026
Sport

Goli i katërt në tre ndeshje, sulmuesi i harruar nga Kombëtarja e ka nisur “flakë” kampionatin (Video)

GS 15/08/2026 1 Min. Lesezeit

Xhakomo Vrioni po bëhet protagonisti absolut në këtë sezon në kampionatin austriak ku është kthyer të veshë fanellën e Volfsberger, pas disa sezoneve i harruar në SHBA.

Sulmuesi e ka nisur sezonin të formë mbresëlënëse dhe sot, ka shënuar golin e tij të katërt në vetëm 3 javë kampionat.

Në ndeshjen në transfertë ndaj Lustenau, Vrioni ia doli që të tundte rrjetën në fundin e pjesës së parë, pas një asisti të ish-sulmuesit të Kosovës, Donis Avdijaj.

NEWS  Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes, zbulohet fanella që do të veshë Kombëtarja në përballjen me PoloninëPara se të shkonte në SHBA, Vrioni ishte rregullisht pjesë e grumbullimeve të Kombëtares por humbi nga radarët pas një aventure jo edhe aq të mirë në aspektin sportiv atje, edhe pse fitoi miliona dollarë në vitet e tij në MLS./PANORAMASPORT.AL

SHIH VIDEON

Teilen: