• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Goli i Mbappe nuk mjafton – përjashtohet Bellingham, Real mezi barazon

15/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollistët e Real Madridit kanë nxjerrë një barazim si mysafirë ndaj skuadrës Osasuna me rezultat 1:1, ndonëse erdhën të parët në epërsi.

Sulmuesi francez Kylian Mbappe shënoi në minutën e 15-të, por kjo ishte e tëra që ekipi mbretëror arriti në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të të La ligës spanjolle.

Në minutën e 39-të Jude Bellingham u përjashtua pasi u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë kështu në vazhdim të ndeshjes ekipin e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

Kjo edhe u shfrytëzua nga skuadra vendase, pasi kroati Ante Budimir nga penalltia në minutën e 58-të siguroi një pikë të madhe për Osasuna.

Në ndeshjen tjetër të ditës Alaves luajti baras në një ndeshje dramatike ndaj Deportivo me rezultat 3:3, ndërsa sonte luajnë Atletico Madrid -Celta Vigo dhe Villarreal-Valencia.

Në programin e ditës së diel janë takimet Espanyol – Athletic Club, Real Valladolid- Sevilla, Mallorca-Las Palmas dhe Real Betis-Real Sociedad. Xhiroja e 24-të e La Ligës përmbyllet ditën e hënë me takimin ndërmjet Barcelonës dhe Rayo Valecano nga ora 21:00.

Real Madrid prin në tabelë me 51 pikë, një më shumë se Atletico Madrid i dyti dhe tri më shumë se Barcelona e treta, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa, Osasuna mbetet e shtata me 32 pikë.

Next Post

Ardit Krymi shpallet lojtari i ndeshjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.