Liverpooli kaloi në raundin tjetër të FA Cup. Fati i “Reds” nuk u vu kurrë në dyshim nga Accrington, skuadër e kategorisë së katërt, e cila u mund 4-0 në Anfield.
Pas ndeshjes, trajneri Arne Slot, që drejton aktualisht kryesuesit e Premier League, komentoi debutimin e lojtarit më të ri në këtë kompeticion, Rio Ngumoha, në moshën 16 vjeç e 135 ditë:
“Mendoj se ai u tregoi tifozëve atë që ne kemi parë kur është stërvitur me ne. Është gjithmonë bukur për të që ta tregojë këtë në herën e parë që luan Anfield dhe të fitojë një ndeshje. Për të është një ditë speciale.”
Për Federico Chiesan: “Shënimi i golit të parë është diçka e veçantë. Ai ka kaluar një periudhë të vështirë në gjysmën e parë të sezonit, pasi nuk ka mundur gjithmonë të stërvitet me ne për shkak të gjendjes së tij fizike. Sot ishte një hap i mirë përpara, edhe pse nuk duhet të ekzagjerojmë me entuziazmin, duke pasur parasysh që kemi luajtur kundër një skuadre të League Tëo (kategoria e katërt).”
Për Jayden Danns, produkt i akademisë, që shënoi gol në moshën 18-vjeçare:
“Një tjetër lojtar nga akademia për të cilin mund të jemi krenarë. Nuk është vetëm cilësia, por edhe mentaliteti që ka. Sa herë që kemi nevojë për të, ai gjithmonë jep maksimumin, dhe kjo është një cilësi që i karakterizon lojtarët e Liverpool-it.”