Sunday, 26. April 2026
Sport

Goli i shënuar në finalen e Champions, Vinicius barazon rekordin e Lionel Mesit

GS 01/06/2024 1 Min. Lesezeit

Vinicius Zhunior ka barazuar një rekord historik të Lionel Mesit, për sa i përket përfshirjes në golat e shënuar në fazën me eliminim të Champions, para se të mbush 24-vjeç.  

vini

Ylli brazilain ka qenë i përfshirë direkt në 22 gola të shënuar me 11 realizime dhe 11 asistime.  I vetmi lojtar që kishte arritur ta realizonte këtë statistikë para se të mbushte 24-vjeç ishte Lionel Mesi, ndërkohë që tashmë edhe braziliani është duke ecur në gjurmet e argjentinasit që shkroi historinë me Barcelonën.  

Vlen të theksohet fakti se Vinicius në finalen e sotme realizoi golin e dytë që “vulosi” triumfin e madrilenëve.

PANORAMASPORT.AL 

Teilen: