E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” flet edhe për shpërthimin e fundit të Tizhani Reijnders me Holandën. Gazeta raporton fjalët e trajnerit Ronald Kuman: “Reijnders është bërë një lojtar i madh në një kohë shumë të shkurtër. Nuk mund të lihet jashtë në asnjë mënyrë.”
Grupi i besnikëve të Stefano Piolit po rritet gjithnjë e më shumë dhe Reijnders është në rreshtin e parë, siç po i ndodh edhe në kombëtare. Mesfushori është i domosdoshëm për Milanin e sotëm dhe të nesërm, aq më tepër nëse Pioli është ende në stol. Kujtojmë se janë 3058 minutat të kaluara në fushë në këtë sezon të parë si lojtar i Milanit për Tizhani Reijndersin. Për të, 3 asiste dhe 3 gola në të gjitha turnetë si kuqezi.
FJALA E HOLANDEZIT – Mesfushori i Milanit doli në fushë si titullar në ndeshjen miqësore mes Holandës dhe Skocisë në përgatitje për “Euro 2024”. Në pjesën e parë, Reijnders zhbllokoi rezultatin me një gol të mrekullueshëm nga rreth 25 metra, më pas në pjesën e dytë i shërbeu Malenit topin për një tjetër gol. Mesfushori i Milanit në fund të ndeshjes ka folur edhe për golin e tij, duke thënë se: “Në momentin që e godita, kisha ndjesinë se topi mund të fluturonte. Shumë bukur të shënoja golin tim të parë për ekipin holandez. A ishte goli im më i bukur në karrierë? Ndoshta, të paktën për momentin është në krye të listës. Në fakt jam ndierë menjëherë shumë rehat me kombëtaren holandeze. Këtu kam të njëjtin rol si te Milani, kështu që munda ta përshtat lojën time me atë të kombëtares”.
Komenti i fundit ka qenë me llojin e partnerit që preferon të ketë në fushë. Të shumta opsione që nga Milani e deri te Holanda ku kolegët janë të shumtë në numër dhe cilësore. “Jam mësuar të luaj me shumë kolegë. Me De Jongun, për shembull, merremi vesh mirë. Jemi të dy futbollistë që na pëlqen të kenë topin në këmbë dhe që duan të luajnë së bashku. Mendoj se mund ta bëjmë këtë”, përfundoi Reijndersi.
REINOLD BAKALL-PANORAMASPORT.AL