Romelu Lukaku ka folur për mediat e klubit të Interit, duke argëtuar tifozët zikaltër me disa kuriozitete interesante, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit. Sigurisht, nuk ka mbetur pa u përmendur atë që cilëson si golin më të bukur të karrierës te Interi.
“Ai i 3-0 ndaj Milanit. Topi u ul mes meje dhe Barela, mora topin dhe pashë që kishte hapësirë për të ecur. Në fillim desha të bëjë hapin e dyfishtë për të shkuar djathtas, por pastaj shkova majtas dhe kam parë një hapësirë të vogël për të gjuajtur fort”, kujton Lukau atë gol, duke u ndalur më pas te personazhet zikaltër.
“Legjenda zikaltër që më pëlqen? Adriano. Është një person i bukur. Sa herë që flas me të emocionohem. Kur isha i vogël njerëzit thoshin që kisha vetëm forcë, por pastaj pashë atë duke luajtur dhe gjithçka ndryshoi për mua.
Partneri i sulmit që do të doja? Ronaldo Fenomeni. Kam parë se si luante me Vierin…
Një legjendë e Interit për të sfiduar? Materacin, i gjatë, i fortë dhe agresiv, janë mbrojtësit që të vendosin në vështirësi dhe vështirësitë të përmirësojnë gjithmonë.
Idhujt e fëmijërisë? Drogba, Anelka, Ronaldo Fenomeni dhe Adfriano”, tha Lukaku.
PANORAMASPORT.AL