Vetëm pak orë pas publikimit të raportit të policisë dalin edhe detajet e para nga aksidenti tragjik i Diogo Jota-s. Pamjet nga vendngjarja tregojnë shumë për shkallën e aksidentit, i cili ka ardhur pasi njëra nga gomat e Lamborghini-t plasi gjatë parakalimit që po tentonte sulmuesi i Liverpool.
Ky i fundit vdiq në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa po udhëtonte me supermakinën pranë Zamorës me vëllanë e tij futbollist, Andre, 26 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident. Vetura doli jashtë rrugës dhe mori flakë, të cilat i morën jetën shoferit dhe pasagjerit. Sipas forcave të rendit gjithçka ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30.

Vdekja e tij e parakohshme në moshën 28 vjeç, e cila ka tronditur botën, vjen vetëm dhjetë ditë pasi babai i tre fëmijëve u martua me të dashurën e tij të fëmijërisë në atë që ai e përshkroi emocionalisht vetëm dje si ‘një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë’.