Monday, 20. July 2026
Sport

Gooooooool! Spanja kalon në epërsi ndaj Argjentinës në finale

GS 20/07/2026 1 Min. Lesezeit

Ferran Torres ka kaluar Spanjën në epërsi në finalen e Kupës së Botës, duke realizuar një gol të rëndësishëm në minutat e fundit të vazhdimeve.

Sulmuesi spanjoll gjeti rrugën e rrjetës në një moment vendimtar të ndeshjes, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin 1:0 ndaj Argjentinës dhe duke e afruar shumë me trofeun e botës.

Argjentina tashmë ka vetëm pak minuta në dispozicion për të gjetur golin e barazimit, i cili do ta dërgonte finalen në ekzekutimin e penalltive. Në të kundërtën, Spanja është shumë pranë shpalljes kampione e botës. /Lajmi.net/

Teilen: