Drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, ka dhënë sinjalet e para se Anthony Gordon po bëhet gati për t’u transferuar në Mynih, por pa i përmendur emrin.
“Ne do të ndërmarrim hapa të mëtejshme dhe do ta ristrukturojmë skuadrën pa qenë radikalë në vendime. Kemi bërë disa rinovime kontratash. Skuadra jonë është aq e balancuar, saqë nuk do të bëjmë shumë ndryshime, përveç ndoshta në një ose dy pozicione”.
“Në sulm? Po, kemi një emër në mendje dhe do të ndodhë nëse ka sens financiar. A kemi folur me të? Po. Ka qenë bisedë pozitive”.
Teilen: