Me afrimin e merkatos së janarit shtohen edhe më tepër zërat për lëvizjet e mundshme te klubet e mëdha. Në fokus janë lojtarë që kryesisht nuk kanë pasur hapësira me skuadrën aktuale dhe duan të ndryshojnë ambient për të qenë gati për Botërorin 2026.

Lajmet e fundit flasin për një interesim serioz nga ana e Atletico Madrid për gjermanin Leon Goretzka. Mesfushori i Bayern Munchen ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe rinovimi duket i pamundur.
Emri i lojtarit me eksperiencë në fakt është lakuar edhe në Serie A, më konkretisht te Juventus dhe Napoli. Të dy klubet italiane, me futjen në garë të Atletico Madrid, do ta kenë edhe më të vështirë për të shkuar te Goretzka.


