Robin Gosens, i cili e nisi nga stoli sfidën ndaj ish-skuadrës së tij, Atalanta-s, foli për Sky për finalen e sezonit të zikaltërve, të cilët jo vetëm që arritën t’i rregullonin gjërat në renditje duke u kualifikuar në Champions-in e ardhshëm, por mbi të gjitha të fitonin Kupën e Italisë dhe të arrinin në finalen e Stambollit kundër Manchester Cityt.
Mbrojtësi gjerman shpjegoi se çfarë fshihet pas momentit të shkëlqyer të skuadrës:
“Për mendimin tim, momenti i mirë mund të shpjegohet me faktin se jemi një familje.
Një grup që luftojmë së bashku, si dhe fakti që ka kaq shumë alternime”, shpjegoi ai lojtarin.