• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gostivari rekordmen për një gjë

25/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar vetëm 10 javë në Ligën e Parë dhe tetë në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë 11 klube kanë ndërruar trajnerë.

Si zakonisht, për çdo dështim në futbollin maqedonas “fajin” e kanë vetëm trajnerët. 

“Dorëheqjet shpërndahen si dorezë, kontratat nuk respektohen dhe askush nuk ka fuqi ta ndalë atë “trend” që përsëritet çdo vit.
Vardari në startin e kampionatit vjeshtor të sivjetmë hapi sezonin e ndërrimit të trajnerëve.

Në të vërtetë, Gorazd Mihaillov nuk u shkarkua, ai u largua i vetëm pas fitores ndaj Pelisterit për shkak të mosmarrëveshjes me drejtuesit e rinj të klubit, ndonëse në sezonin e kaluar arriti ta shpëtojë Vardarin nga rënia prej Ligës së Parë.

Se diçka “kërciti” në drejtimin e Vardarit tregoi edhe angazhimi i pasardhësit të tij Goran Petrevski, i cili u shkarkua pas vetëm dy raundeve dhe dy humbjeve. Në pankinë u ul edhe trajneri i tretë Srgjan Zaharievski, i cili për momentin edhe përkundër humbjeve mbetet në pozitën e trajnerit.

Më pas ishte radha e Shkupit, i cili i pakënaqur me rezultatet e para vjeshtore të ekspertit shqiptar Ernest Gjoka, e shkarkoi dhe iu dha rasti Matija Mirkov. Por as ai nuk zgjati shumë, ai u zëvendësua pas dy raundeve. Trajneri turk Aliparslan Erdem tashmë është në krye të ekipit të ligës së parë nga Çairi.

Pas largimit nga Vardari, Gorazd Mihailov mori Brerën e Strumicës, e cila, nga ana tjetër, me marrëveshje e ndërpreu kontratën me trajnerin mëparshëm nga Serbia, Bojan Krulj.

Nuk mbeti mbrapa edhe skuadra e re e ligës së parë Besa, e cila falënderoi trajnerin Aleksandar Tanevski për punën e deritanishme, duke i uruar suksese në një klub tjetër, siç shkruhet zakonisht kur shkarkohet një trajner, vendin e tij e zuri Berat Imeri.

Mirëpo, Gostivari është rekordmen i ndërrimit të trajnerëve. Në vetëm një vit, pesë trajnerë u ulën në stolin e saj. Sezoni i kaluar filloi me trajnerët turq Oktay Dereloglu, Murat Daban dhe Emre Ozgayer dhe e mbylli sezonin me Muarem Muarem. Por ai duhej të largohej pas dhjetë xhirove të kampionatit të këtij viti. Gostivari sërish punëson trajner të ri nga Turqia me origjinë braziliane Mersit Nobre”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas “Ekipa”.

Next Post

Presidenti i La Ligës i frikësohet incidenteve raciste në ‘El Clasico’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.