Makina McLaren e australianit ishte më e shpejta në ditën e parë të provave në Melbourne, përpara Antonelli, Russell, Hamilton dhe Leclerc.
Një sinjal nga Ferrari dhe pastaj përgjigja e McLaren dhe Mercedes. Kjo është sinteza e rezultateve të ditës së parë të provave të Çmimit të Madh të Australisë, që aq shumë pritej.
Pas sesionit të mëngjesit, ku shkëlqyen Ferrari i Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, sesioni i dytë përmbysi hierarkitë. Oscar Piastri me McLaren, përpara publikut të shtëpisë, e mbylli në krye me kohën 1’19″729, dy të dhjetat përpara Mercedesit të Kimi Antonelli dhe George Russell, protagonistë sidomos në pjesën e parë të sesionit. Dy “shigjetat e argjendta” kanë lënë përshtypjen se mund të garojnë me efikasitet, si në xhiron teke, ashtu edhe në simulimin e hapit të garës.
Konfirmimi duhet të vijë të shtunën dhe të dielën, por ata që kanë thënë se janë makinat favorite për Botërorin 2026, janë shumë afër.
Lewis Hamilton e mbylli në vend të 4-t, kurse piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, në vend të 5-të. Probleme për Lando Norris, që bëri më shumë xhiro gjatë pasdites. Ndonjë problem edhe për Max Verstappen, që përfundoi jashtë me shpejtësi të madhe dhe dëmtoi fundin e makinës së tij Red Bull afër fundit të sesionit.
Tema e qëndrueshmërisë ishte menjëherë një faktor i rëndësishëm gjatë ditës së parë. Telashet më të mëdha i ka pasur Aston Martin, siç pritej. Alonso bëri vetëm 18 xhiro në provat e dyta të lira. Audi i Hulkenberg zuri vendin e 12-të, ndërsa Bortoleto vendin e 14-të.
Koha e provave të lira 2 të GP të Australisë:
1. Piastri (McLaren) 1’19″729
2. Antonelli (Mercedes) 1’19″943
3. Russell (Mercedes) 1’20″049
4. Hamilton (Ferrari) 1’20″050
5. Leclerc (Ferrari) 1’20″291
6. Verstappen (Red Bull) 1’20″366
7. Norris (McLaren) 1’20″794
8. Lindblad (Racing Bulls) 1’20″922
9. Hadjar (Red Bull) 1’20″941
10. Ocon (Haas) 1’21″179
11. Bearman (Haas) 1’21″326
12. Hülkenberg (Audi) 1’21″351
13. Lawson (Racing Bulls) 1’21″358
14. Bortoleto (Audi) 1’21″668
15. Albon (Williams) 1’21″847
16. Gasly (Alpine) 1’22″167
17. Sainz (Williams) 1’22″253
18. Colapinto (Alpine) 1’22″619
19. Bottas (Cadillac) 1’23″660
20. Alonso (Aston Martin) 1’24″662
21. Stroll (Aston Martin) 1’25″816
22. Perez (Cadillac) pa kohë