Saturday, 21. March 2026
Sport

Gramoz Vokrri e përkujton babain e tij me një fotografi të vjetër në përvjetorin e pestë të vdekjes së legjendës Vokrri

GS 09/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sot shënohet përvjetori i pestë i vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

  

Vokrri vdiq më 9 qershor të vitit 2018 nga një sulm në zemër, shkruan lajmi.net.

Me rastin e përvjetorit të pestë të vdekjes së legjendës, djali i Fadil Vokrrit, Gramozi e ka kujtuar babain e tij me një postim në Facebook.

Gramoz Vokrri ka publikuar një fotografi të vjetër në kohën kur ai ishte fëmijë duke e përqafuar legjendën Vokrri.

Përveç Gramozit, Fadil Vokrrin në përvjetorin e pestë të vdekjes e kanë kujtuar edhe shumë figura të njohura të futbollit në Kosovë./Lajmi.net/

  


Teilen: