• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gramshi e Partizani, barazim pa gola

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gramshi e Partizani nuk kanë shkuar më shumë se sa barazimi pa gola në ndeshjen e javës së nëntë të Kampionatit të Futbollit të Femrave, që u zhvillua në Shtëpinë e Futbollit dhe që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Secila skuadër ka patur mundësitë e veta, që në fakt nuk janë shfrytëzuar. Në të 28’, Mema e Partizanit në një goditje ballore, kjo nga rreth 20 metra, është ndalur nga trau i portës së Gramshit.

Një mundësi të mirë për Gramshin ka patur Musaj, që e vetme me portieren Spaho, kjo në të 32’, ka gjuajtur jashtë. Në pjesën e dytë trau shpëton Partizanin, kjo pas goditjes së Begallos nga jashtë zone në të 58’. Ndërkohë ka dhe acarime, ndërsa në të 71’, Musaj ka dalë me të kuqe teksa ishte në pankinë, kjo pas një debati që pati me Kotaren, ndërsa më parë ishte hedhur një shishe në fushë.

Një mundësi ideale për Partizanin do të kishte Alvarenga, që gjuan jashtë. E shansi i fundit ishte për Begallon, në të 84’, ndërsa gjuajtja e saj përfundon mbi tra. Në vërshëllimën e fundit të Pjetrushajt, 0-0.

Në përfundim të fazës së parë, Gramshi në vendin e dytë me 22 pikë, kurse Partizani 19 pikë me një ndeshje më pak.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post

Sulmuesi gjerman i Tottenhamit sulmohet nga trajneri i tij: Performanca e tij, e papranueshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.