Monday, 11. May 2026
Sport

Granit Shala fiton titullin “WBA Continental Europe”

GS 29/06/2025 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar, Granit Shala, të shtunën është kurorëzuar me titullin “WBA Continental Europe”.

Shala arriti ta mposht Alexandru Jur nga Rumania me vendim të gjyqtarëve.

Ky meç i takon kategorisë së rëndë dhe u zhvillua në München të Gjermanisë në gala mbrëmjen “Ring On Fire 20”, organizuar nga A.K. Promotion.

Për Shalën 28-vjeçar, ishte triumfi i 18 në boksin profesionist.

Granit Shala mban edhe dy tituj tjerë evropianë, IBF International Heavy dhe IBO Interkontinental Heavy.

Teilen: