Xhaka gjithnjë e më afër Bayer Leverkusen.
Granit Xhaka do jetë lojtari më i ri i Bayer Leverkusen.
Fillimisht u raportua që mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane do të vazhdonte kontratën me Arsenalin, por kjo nuk pritet të ndodhë.
Xhaka së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i klubit gjerman, Leverkusen.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja mes Arsenalit dhe Leverkusen është në fazën përfundimtare.
Tarifa për lirimin e mesfushorit arrin shifrën e 15 milionë eurove, dhe janë në pritje të hapave të ardhshëm për realizimin e marrëveshjes.
Asnjë klub tjetër, apo Borussia Dortmund nuk janë në garën për Granit Xhakën në këtë fazë. Është vetëm Bayer Leverkusen dhe marrëveshja është shumë, shumë e avancuar.