Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Ndeshjen e parë e luan kundër Andorrës (e premte, 16 qershor) dhe Rumanisë (e hënë, 19 qershor).
Kapiteni Granit Xhaka ka dhënë edhe autografe për fëmijë, duke mahnitur të gjithë.
Futbollisti Xherdan Shaqiri dhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Manuel Akanji do të bashkohen më vonë.
Mesfushori i Luganos, Uran Bislimi është befasuar nga nominimi.
“Kombëtarja ishte ëndrra ime e madhe”, tha Bislimi.