Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit përmes rrjeteve sociale ka falënderuar Xabi Alonson, pasi ky i fundit dje njoftoi largimin.
Xhaka ka shkruar një mesazh emocionues për trajnerin spanjoll, që shumë shpejt pritet të emërohet në stolin e Real Madridit.
Mesfushori shqiptar sezonin e kaluar fitoi titullin kampion në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë me trajnerin Xabi Alonso.
Mesazhi i plotë i Granit Xhakës për Xabi Alonson:
Nuk është kurrë e lehtë të thuash lamtumirë – veçanërisht dikujt që ka pasur një ndikim kaq të madh në udhëtimin tonë.
Trajner, faleminderit për gjithçka. Që besove tek ne, që na shtyve kur kishim më shumë nevojë dhe që gjithmonë udhëhoqe me zemër. Ti jo vetëm që na stërvite – ti na frymëzove.
Ne do t’i çojmë mësimet e tua shumë përtej fushës.
Ty dhe familjes tënde nuk të urojmë gjë tjetër veçse lumturi, shëndet dhe sukses në këtë kapitull të ardhshëm. Ti gjithmonë do të jesh pjesë e ekipit tonë, pavarësisht se ku të çon jeta.
Një herë trajner, gjithmonë legjendë.
Faleminderit për gjithçka.