Mesfushori shqiptar Granit Xhaka,është bërë një ndër lidertë tek skuadra angleze Sunderland.
Paraqitjet e mira tek ekipi i sapoinkuadruar në Premierligë ka bërë që Xhaka të nominohet për lojtarin e muajit shtator,duke hyrë në mesin e emrave si: Haaland, Minteh, Zubimendin, Kamada dhe bashkëlojtarin e tij tek Sunderland Roefs.
Përndryshe të premten do të dihet se cili do të jetë fitues i këtij çmimi,dhe do të ishte fantastike nëse Xhaka do ta fitonte epitetin si lojtar i muajit në Premierligën angleze.
Kujtojmë që Granit Xhaka që prej se u transferua tek Sunderland bëri 6 paraqitje,duke arritur të bëjë vetëm 3 asistime.