• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Granit Xhaka: Nuk ika nga Arsenali prej gruas, Leverkusen është klub i madh

02/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Granit Xhaka më në fund ka thyer heshtjen duke sqaruar largimin e tij nga arsenali në drejtim të Bajern Leverkusenit. Mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës kaloi 7 sezone të suksesshme në Premier Ligë me Arsenali, por gjatë merkatos së verës së fundit vendosi të largohej nga “topçinjtë” e Londrës për të nisur në aventurë të re me “aspirinat” në Bundesligën gjermane.

xhaka

Në një prononcim për “NZZ Am Sonntag”, Xhaka ka treguar për vendimin që kishte marrë për tu larguar nga Londra dhe kalimin te Leverkusen. “Nuk erdha në Leverkusen si shef, por si një lojtar që kërkon një sfidë të re. Ndjeva sikur koha ime te Arsenali kishte mbaruar pas shtatë vitesh në Londër. Kam ardhur këtu si lojtar dhe person me përvojë”, tha Xhaka.

Të shumta ishin lajmet se Xhaka u largua nga Londra për shkaku të gruas së tij, Leonitës. Por mesfushori shqiptar e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se vendimin e ka marrë vetëm si futbollist. “Është shkruar se po kthehesha në Gjermani për shkak të gruas sime. Kjo nuk është e vërteta. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur në Londër. Vendimin e mora vetëm si futbollist. Kam ardhur në një klub të madh në Gjermani që ka një plan dhe dëshiron të arrijë diçka. Sigurisht që ndryshimi ishte më i lehtë për ne, sepse dikur kemi jetuar në Dyseldorf, që është afër Mynshengladbahut, ku u rrit gruaja ime”, tha Xhaka.

Në fund Xhaka tregon presionin dhe kaosin që ishte tek Arsenali dhe qetësinë që ka gjetur në Leverkusen. “Mund të shihni se si është në të vërtetë nëse mund të stërviteni këtu çdo ditë dhe të jeni atje. Mund të punosh në paqe te Bajern Leverkusen. Nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Ky është një avantazh. Tek Arsenal presioni është i ndryshëm. Por, ne kemi ambicie të larta sepse e dimë se kemi potencial të madh në ekip. Nëse vazhdojmë të punojmë kështu dhe mbajmë këmbët në tokë, mund të arrijmë diçka”, përfundoi 31-vjeçari kombëtares zvicerane.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zhegrova pjesë e formacionit të javës në Ligue 1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.