Thursday, 19. March 2026
Sport

Granit Xhaka: Shihemi në Berlin

GS 04/04/2024 1 Min. Lesezeit

Granit Xhaka e bëri një tjetër arritje me Bayer Leverkusenin.

Ylli nga Kosova arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë pasi “Farmaceutikët” e mposhtën Dusseldorfin në gjysmëfinale me rezultat të thellë, 4:0.

Wirtz me dy gola dhe Adli e Frimpong me nga një shënuan për Leverkusenin, i cili pasi e ka kryer thuajse punën sa i përket titullit të kampionit në Bundesligë, po shkon me hapa të sigurt drejt fitimit të një tjetër trofeut.

E pas fitores së mbrëmshme, përfaqësuesi zviceran e bëri një postim në rrjetet sociale.

Teilen: