• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023

15/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur futbollisti më i mirë zviceran për vitin 2023  në një ceremoni që u mbajt sot (e hënë) në qytetin e Bernit.

Për të fituar këtë çmim Xhaka mposhti konkurrencën e Manuel Akanjit që pati gjithashtu një sezon fantastik me Manchester Cityn dhe Zeki Amdounit.

Kjo ishte hera e tretë që Xhaka u shpall futbollisti më i mirë i Zvicrës, teksa për herë të parë këtë çmim e kishte fituar në vitin 2017.

Xhaka si kapiten i përfaqësueses së Zvicrës i udhëhoqi ata drejt kualifikimit në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani gjatë verës.

Pas marrjes së çmimit Xhaka falenderoi fillimisht gruan e tij, duke thënë se pa përkrahjen e saj do të ishte e pamundur si dhe më pas pati disa fjalë edhe për bashkëlojtarët e tij.

“Pa përkrahjen e gruas sime, që më përkrah shumë, do të ishte e pamundur. Ky është një shpërblim për punën që ne e bëjmë çdo ditë. Jam shumë i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj që të jem sërish këtu pas një viti”, ka thënë Xhaka me të pranuar çmimin.

Ndonëse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, Manuel Akanji shfrytëzoi rastin që përmes një videomesazhi ta urojë Xhakën për çmimin e fituar.

“Ti e ke merituar çmimin”, ishin fjalët e mbrojtësit të Cityt në drejtim të Xhakës.

Next Post

E jashtëzakonshme, Granit Xhaka shpallet 'mbret' në Zvicër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.