Xhaka bën shaka pas golit dhe fitores së Zvicrës: Festova me gisht në gojë sepse më pëlqen të provokoj.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur pas ndeshjes me Andorrës të cilën e fituan 3-0, ndërsa mesfushori shqiptar shtoi një gol dhe një asistim.
Xhaka ka thënë se duhet të merrnin gjashtë pikë në këto dy ndeshje (Kosovës dhe Andorrës), por që duhet tani duhet të mbyllet kualifikimi sa më parë.
“Shpresonim të merrnim gjashtë pikë në shtator, në fund morëm vetëm katër, por ende jemi në krye dhe më e rëndësishmja është që të përfundojmë me kualifikim”, ka thënë Granit Xhaka.
Zvicra ndryshoi sistem duke luajtur 3-4-3, që i pëlqeu Xhakës.
“Kemi lojtarë për të evoluar kështu, mund të vazhdojmë me dy sisteme, duke përfshirë edhe këtë”, ka thënë Xhaka.
Në fund ai u pyet edhe për festën me gishtin në gojë, ka tha duke qeshur se: “Më pëlqen të provokoj”.
Zvicra mbetet lider me 14 pikë, para Rumanisë (11) dhe Izraelit (11).