Granit Xhaka ka qenë protagonist në ndeshjen që Sunderland po zhvillon ndaj Everton në kuadër të javës së 10-të të Premier League.
Aktualisht rezultati është i barabartë 1-1. Kapiteni i Sunderland, Xhaka, realizoi golin e barazimit në minutën e 46-të, menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë.
Mesfushori shqiptar i Zvicrës goditi me të majtën nga jashtë zone, duke dërguar topin në rrjetë.
Goditja u devijua lehtë nga një prej mbrojtësve të Everton, gjë që e bëri të pamundur ndërhyrjen e portierit.
Me këtë gol, Xhaka konfirmon formën e mirë dhe rëndësinë e tij për skuadrën.
			

