Bayer Leverkuseni është para sfidave të mëdha, e para në Europa League, pastaj e pret finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë.
Futbollisti Granit Xhaka me shokë po përgatiten për sfidat e mëdha, me synime që të vazhdojnë pamposhtmërinë në kampionatin gjerman dhe në Evropë.
45 ndeshje pa humbje deri më tash për kampionin e ri gjerman, Bayer Leverkusenin. Në fundjavë (27 prill) e presin Stuttgartin, ndërsa me 2 maj luajnë si mysafir i Romës (21.00).
Xhaka me Bayerin synojnë kurorën e trefishtë, pas titullit në Gjermani, edhe trofeun e Kupës së Gjermanisë dhe Europa League.
Granit Xhakën e pret maji i nxehtë.