Pavarësisht temperaturave të larta dhe kohës për pushime, fundjava në Grashticë pritet të jetë interesante për dashamirët e automobilizmit, konkretisht atyre të disiplinës malore.
Është kjo gara e tretë e kampionatit të sivjetmë në këtë disiplinë, në të cilën “lufta” për pikë është e madhe, si në plasmanin e përgjithshëm, ashtu edhe në klasa.
Gazmend Demolli e Përparim Dushi do të jenë aty për ta “diskutuar” fituesin, por gjithsesi që edhe garuesit tjerë hyjnë me ambicie për rezultate sa më të mira.
Të dielën, aktiviteti nis në orën 09:30 me paraqitjen në garë dhe kontrollin teknik të jashtëzakonshëm, derisa gara zyrtarisht fillon në orën 12:00.