Wednesday, 21. January 2026
Sport

Grasshopper e dërgon Florian Hoxhën në kategorinë e dytë të Zvicrës

GS 21/01/2026 2 Min. Lesezeit

Grasshopper Club Zürich ka zyrtarizuar huazimin e mbrojtësit të majtë Florian Hoxha te Étoile Carouge FC, skuadër që garon në Challenge League, kategorinë e dytë zvicerane të futbollit. Marrëveshja e huazimit është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Përfaqësuesi i Kosovës U21, ka kaluar disa sezone në huazim, duke fituar përvojë të vlefshme në nivele të ndryshme të futbollit zviceran. Stacioni i tij i fundit ishte FC Vaduz, ku arriti të grumbullojë minuta të rregullta dhe të konsolidojë paraqitjet e tij.

Në Grasshopper Zürich, Hoxha, 24 vjeç është vlerësuar se vazhdimi i karrierës së tij do të ishte më i përshtatshëm jashtë klubit, ndërsa te Étoile Carouge ai pritet të gjejë ambientin ideal për zhvillim dhe vazhdimësi.

Drejtori sportiv i GC Zürich, Alain Sutter, u shpreh i kënaqur me këtë marrëveshje:

“Florian ka arritur së fundmi të luajë rregullisht dhe të fitojë eksperiencë. Jam i lumtur që te Étoile Carouge ai do të ketë mundësinë ta vazhdojë këtë rrugë.”

Huazimi i Hoxhës shihet si një hap i rëndësishëm për karrierën e tij, ndërsa Étoile Carouge përfiton një mbrojtës me eksperiencë dhe potencial për të ndihmuar ekipin në objektivat e sezonit.

Teilen: