• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gratë e futbollistëve në Arabi: Na fyejnë, na refuzojnë të hymë në dyqane dhe restorante

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka që shkëlqen në Arabinë Saudite nuk është flori.

Disa futbollistë nga Europa, të tërhequr nga mali i parave që ofrohen, po e kuptojnë se sa e ndërlikuar është jeta në një vend kaq tradicionalist dhe diskriminues.

Çmimin e paguajnë bashkëshortet dhe shoqërueset, të cilat, për “Daily Mail”, shprehen se janë fyer publikisht dhe ishin viktima të ngacmimeve verbale në rrugë. Madje u refuzuan të hynin në dyqane dhe restorante për shkak të mënyrës se si ishin veshur.

“Është shumë e vështirë për gratë që mbërrijnë në Arabinë Saudite, veçanërisht nëse vendasit nuk mendojnë se je veshur siç duhet. Në një rast më qortuan vetëm sepse dukeshin supet dhe një pjesë e këmbëve të mia”, tha bashkëshortja e një futbollisti, që ka preferuar të mbetet anonime.

“Ne nuk mund të veshim pantallona të shkurtra në publik, pavarësisht vapës. Ju nuk mund t’i vishni ato as në plazh. Dhe nëse e bëni, njerëzit ju shikojnë sikur ju urrejnë. Mund të jetë shumë frikësuese”, shtoi më tej ajo.

Vështirësia për t’u përshtatur me kulturën e ngurtë lokale, në të cilën ekziston diskriminimi midis gjinive, duket se është e zakonshme për këto gra dhe vajza perëndimore të mësuara me një jetë shoqërore shumë intensive.

“Unë u largova nga qendrat tregtare vetëm sepse krahët dhe shpatullat e mia nuk ishin të mbuluara dhe mund të shihej një pjesë e gjoksit sepse kisha veshur një xhaketë. Njerëzit më thanë të kthehesha kur të isha veshur siç duhet”, tha e fejuara e një futbollisti tjetër.

“Ndonjëherë femrat të shajnë dhe mund të jetë shumë e frikshme. Kur bëhet fjalë për femrat këtu kultura është shumë e ndryshme dhe ato janë shumë strikte.

Nëse nuk mbulohesh sa duhet, mund ta kesh të vështirë kur del. Ju nuk mund të silleni natyrshëm si në Perëndim. Duhet të jeni vigjilentë sa herë që dilni, kështu që prireni të mos dilni”, tha më tej ajo.

Next Post

“AS” raporton se Modric mund të largohet nga Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.