Thursday, 5. March 2026
Sport

Grealish: Ta fitosh tripletën me këtë grup të lojtarëve është shumë speciale

GS 11/06/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City është kampioni i ri i Evropës pasi që në finale të Ligës së Kampionëve e mposhti Interin me rezultat minimal 1:0.

Heroi i Cityt sot ishte padyshim mesfushori Rodri, i cili i siguroi Cityt trofeun e parë në histori të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

  

Ndërkaq, shoku i tij i skuadrës, Jack Grealish thotë se ai personalisht kishte paraqitje tejet të dobët, por se nuk i intereson pasi që ka bërë diçka speciale duke e ndihmuar Cityn ta fitojë tripletën.

“Kjo është diçka që t’i punon tërë jetën për të. Jam tejet i lumtur. Isha tejet i dobët por nuk më intereson. Ta fitosh tripletën me këtë grup të lojtarëve është shumë speciale”, tha Grealish.

“Të gjithë që më njohin mua e dinë se sa shumë e dua futbollin dhe kjo është ajo për të cilën unë kam punuar tërë jetën. Ta shikoja familjen time në tribuna më emocionon shumë. I thash trajnerit, ‘Dua të falënderoj ty’. Ai më ka besuar shumë mua. Ai është një gjeni”, tha më tej Grealish./Lajmi.net/

  


Teilen: