E ardhmja e Mason Greenwood është ende në pikëpyetje.
Ylli anglez u paraqit sot në Carrington për një takim të shkurtër me ekipin ekzekutiv të Manchester United.
Gjatë diskutimeve u fol për klubin e tij të ri, ku Marseille është në pozicionin më të mirë pasi ka bërë një ofertë të fortë së bashku me skuadrën e Lazios.
Sezonin e kaluar, Mason Greenwood e kaloi si i huazuar te Getafe, ku tregoi paraqitje të mira dhe rrëmbeu interesimin e disa klubeve të njohura evropiane.
Ai për një periudhë u përball me ligjin, pas akuzave të ish-të dashurës së tij për dhunë.
Greenwood më pas u suspendua nga Manchester United, ndërsa kur u lirua nga akuzat, ai u dërgua në huazim.
“Djajtë e Kuq” nuk e kanë ndërmend ta mbajnë në skuadër Greenwoodin.