• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Greg Popovich tërhiqet në moshën 76-vjeçare

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Greg Popovich ka marrë vendimin për tu tërhequr si trajner në moshën 76 vjeçare duke mbyllur kështu karrierën e gjatë me San Antonio Spurs e cila vijonte prej 29 vitesh. Popovich e humbi të gjithë sezonin aktual teksa në nëntor pësoi një ishemi dhe pavarësisht terapisë per t’u rikuperua, nuk arriti një kondicion optimal për tu kthyer në detyrën e tij.

Popovich ka fituar 5 herë titullin në NBA gjithmonË me San Antonion dhe janë kualifikuar 6 herë në finale. Rekordi i tij për fitoret në sezonin e rregullt është me 1422 ndeshje, ndërsa në ndeshjet e play off-it vetëm Phill Jakson dhe Pat Riley kanë fituar më tepër se ai.

Sa i përket titujve kampionë në NBA, vetëm Phill Jakson dhe Red Auerbach kanë fituar më shumë se Popovich.

Në një deklaratë të Greg, e shpërndarë nga klubi i San Antonio Spurs ndër të tjera do të thuhej: teksa dashuria ime dhe pasioni për lojën vijon, kam vendosur të heq dorë nga detyra ime si trajner. I jam mirënjohës lojtarëve, trajnerëve, stafit, tifozëve që më dhanë mundësinë të jem trajneri i tyre për gjithë këto vite. I jam mirënjohës qytetit, dhe klubit që u sollën gjithmonë mirë me mua.

Greg Popovich njihet për aftësine e tij për të menaxhuar grupin , për të fituar ndeshje e tituj, me cilësi që shpesh etiketoheshin si shkollë e vjetër. Autoritetin dhe disiplinën do ta mësonte në shkollën ushtarake që ndoqi e më pas karriera e tij do të niste në NBA si drejtues i klubit e më tej si trajner që prej 1996 e deri më sot.

Titulli i parë do të vinte në 1999 ku dhe nisi epoka post Jordan në NBA. Në vitet e tij të arta Popovich zbuloi dhe drejtoi lojtarë si Tim Duncan, David Robinson, Toni Parker, Manu Ginobili, Kaui Leonard  dhe se fundmi fenomenin francez Ëembanyama.

Next Post

​Blondel beson se Kosova do të arrijë suksese në garat paralimpike ndërkombëtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.