• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gresa Bakraçit i jepet mundësia e dytë, garon përsëri sot në Lojërat Olimpike

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atletja nga Kosova, Gresa Bakraqi i është dhënë një tjetër mundësi dhe do të garojë sot përsëri.

Bakraçi e cila garoi dje në garë 800 metra, përfundoi e fundit në baterinë e pestë, ndërsa në renditjen e përgjithshme u rendit në vendin e 49 duke e përfunduar garën me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda.

“Gresa Bakraçit dhe gjithë atleteve tjera të pakualifikuara në disiplinën e 800 metrave, iu ka dhënë mundësia e dytë për të garuar sërish sot (e shtunë)!

Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu ka dhënë edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes rregullit të quajtur ‘repasazh’, i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.

Kështu, të gjitha garueset e pakualifikuara janë ndarë në katër grupe. Të parat në çdo grup dhe dy me kohën më të shpejtë prej të gjitha grupeve, iu bashkohen sot 14 atleteve të kualifikuara mbrëmë në gjysmëfinale.

Garat e ‘repasazhit’ apo raundit të dytë, nisin sot në ora 11:20.”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Next Post

Osmani paralajmëron rikthimin e fuqishëm të Prishtinës në luftën për titull

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.