• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Griezmann: Të gjithë jemi të zemëruar për eliminimin, ndryshimet taktike na e bënë të vështirë

11/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Antoine Griezmann nuk shkëlqeu në këtë Europian, me lojtarin që nuk ia doli për të lënë gjurmë në aspektin personal, ndërsa nuk i ka shpëtuar kritikave pas eliminimit me Spanjën në gjysmëfinale.

Griezmann e nisi këtë ndeshje nga stoli, por edhe kur erdhi në fushën e lojës nuk arriti të bënte diferencën, apo të ndryshonte ritmin e skuadrës.

Pas ndeshjes, Antoine u shpreh se e gjithë skuadra është e zemëruar, ndërsa tregoi edhe çfarë i mungoi Francës.

“Të gjithë jemi të zemëruar, të trishtuar sepse ky eliminim ishte një goditje e fortë për ne. Unë mendoj se ne ishim superiorë në gjithçka, në intensitet, në dëshirën për të luajtur bashkë. Por, ne nuk do ta kërkojmë një justifikim për këtë eliminim. Kur erdha në fushën e lojës e fillova keq, u përpoqa të jap maksimumin tim, por me shumë ndryshime taktike dhe pozicione ishte pak e vështirë.

Personalisht mendoj se na penalizoi se në këtë Europian ne humbëm shumë mundësi, shpërdoruam shumë dhe nuk ia dolëm që t’i përkthenim në gol. Rishikimi për të ardhmen? Tani është moment për pak pushim, pastaj do të nisim analizat tona” – tha Griezmann.

Next Post

UEFA cakton gjyqtarin e finales Spanjë-Angli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.