Thursday, 19. March 2026
Sport

Gripshi: Kundërshtari mendoi vetëm për mbrojtjen, por ne e kishim studiuar dhe e goditëm te pika e tyre më e dobët

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Një nga lojtarët më të mirë për Ballkanin në takimin ndaj Larne-s ishte edhe Nazmi Gripshi, me sulmuesin që u shpreh për SuperSport” shumë i lumtur për rikthimin e skuadrës te suksesi.

Fitorja ndaj Larne? Ishim përgatitur për një ndeshje të vështirë, por jam i lumtur për fitoren dhe që u rikthyem të luanim lojën tonë të mirë.

Goli i dytë? Kundërshtari mendoi vetëm për mbrojtjen, por ne e kishim studiuar dhe e goditëm te pika e tyre më e dobët. Ata vuanin kur ne qarkullonim shpejtë topin dhe e zbatuam në fushën e lojës dhe besoj se kjo bëri diferencën. Goli I dytë erdhi nga një aksion i rrjedhshëm pikërisht nga fakti se ne e kishim studiuar mirë ekipin e Larne-s.

Ritmi pas golit të tretë? Po, pas golit të tretë ra disi ritmi, por e rëndësishme ishte fitorja dhe natyrisht duhej edhe të mos shpenzonim shumë energji pasi javën e ardhshme do të luajmë përsëri.

  


Teilen: