Fabio Grosso, ish-mbrojtës dhe tani trajner i Sassuolo, rrëfeu për “La Repubblica” emocionet me fanellën axurre dhe momentin e lindjes së binjakëve të tij: “Janë emocione të ndryshme. Ajo kundër Gjermanisë ishte një shpërthim, një çlirim. Ajo kundër Francës, lumturi e pastër. Nuk i kam kornizuar kurrë ato foto, por gjithmonë më rikthehen në mendje. Dalin nga një kasetë ose më vijnë në whatsApp”.
Kur pyetet për penalltinë vendimtare: “Kur e shikoj, ndonjëherë frikësohem se nuk do të futet gol, por është vetëm një çast, fatmirësisht. Të gjithë e dimë si shkoi”.
Karriera si trajner – Grosso e nisi më 2013 si ndihmës te “Primavera” e Juventusit, pastaj trajner i saj deri më 2017. Më pas drejtoi ekipe të Serie B si Bari, Hellas Verona dhe Brescia, pati edhe një përvojë të shkurtër te Sion. Nga marsi 2021, ai udhëhoqi Frosinone, duke siguruar ngjitjen në Serie A në sezonin 2022/23.
Në shtator 2023 mori drejtimin e Olympique Lyon për pak muaj. Që nga qershori 2024, Grosso është trajner i Sassuolo, duke rikthyer ekipin në Serie A në sezonin 2024/25 me rekord 78 golash në një kampionat me 20 ekipe, dhe vazhdon në Serie A në sezonin 2025/26.