Sunday, 12. April 2026
Sport

Gruaja e Icardid tallet me Manchester United

GS 04/10/2023 1 Min. Lesezeit

Wanda Nara është tallur me Machster United, pasi bashkëshorti i saj Mauro Icardi shënoi golin e fitores kundër tyre.

  

“Djajtë e Kuq” humbën 3-2 nga Galatasaray në Ligën e Kampionëve, ndërsa nuk po kalojnë një fillime fare të mirë, transmeton Lajmi.net.

Icardi shënoi golin e fitores në ndeshje, por edhe humbi një penallti.

Dhe Wanda e ka filmuar golin dhe e ka postuar në faqen e saj në Instagram, ku mburret me 16.8 milionë ndjekës.

Bukuroshja 36-vjeçare e vendosi klipin në internet krahas emoji-ve me zjarr dhe këngën e Ligës së Kampionëve.

Ishte hera e dytë e natës që United ishte tallur pasi ish-lojtari i tyre Wilfried Zaha shënoi kundër tyre dhe mbylli veshët.

Wanda është quajtur më parë “Wag më i diskutueshëm në botë”.

Ajo ka pasur një lidhje të vazhdueshme me Icardin ndër vite, duke lënë fillimisht martesën e saj me futbollistin Maxi Lopez për të.

Kjo bëri që të dy të mos shtrëngonin duart para një ndeshjeje në 2014. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: