• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gruaja e Maldinit thumbon drejtuesit: Jo çdo e keqe vjen për të na dëmtuar

23/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën kur Milani shtroi dhe përcaktoi praktikisht shitjen e Sandro Tonalit te Njukasëlli, gruaja e Paolo Maldinit postoi një video në profilin e saj në “Instagram” që tingëllon si një goditje në pronarët e kuqezinjve.

maldini

Ata fillimisht e shkarkuan burrin e saj dhe më pas shitën simbolin, njeriu simbol të ekipit të ndërtuar vitet e fundit. “Mi amor! Nohay mal que por bien no vene”, ka shkruar Adriana Fosa. E përkthyer (edhe nëse nuk do të ishte nevoja): “Dashuria ime, jo të gjitha të këqijat vijnë për të na dëmtuar”.

Postimin e saj, zonja Maldini e ka kompletuar me imazhet e bashkëshortit në fushë së bashku me Frederik Masaranë bashkëpunëtorin e tij të shkarkuar në të njëjtën mënyrë nga pronari i klubit, Xherri Kardinale. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se legjenda e Milanit, vijon pushimet në Majemi ku ndodhet prej thuajse dy javësh.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lionel Messi mbush sot 36-vjeç, një legjendë që do mbahet mend përgjithmonë në historinë e futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.