Friday, 13. March 2026
Sport

Gruaja kap Lorik Canën me Jori Dellin, Lei Kraja: Do ia presë

GS 05/07/2023 1 Min. Lesezeit

Moderatorja e njohur sportive, Lei Kraja u bë pjesë e një momenti komik, ku u përfshinë Lorik Cana dhe Jori Delli.

E ftuar në “E Diell”, Lei u bë pjesë e një loje ku duhet të ndërtonte një histori në bazë të figurave të zgjedhura.

Asaj i ra modelja Jori Delli, xhakuzi, një sharrë, një fytyrë djallëzore dhe ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana.

“Jori ishte në xhakuzi, duke bërë ato pozat e veta siç bën Jori. Lorik Cana ngeli duke e parë, duke e admiruar. Monika (bashkëshortja) u çmend dhe ja preu me sharrë”, ishte historia e krijuar nga Lei, me të qeshurat që nuk munguan në studio.

Teilen: