• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gruda do të luaj për Shqipërinë?

17/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Brajan Gruda mund të jetë risia e madhe te Kombëtarja e Shqipërisë, pasi Alban Bushi në një intervistë për mediumet në Tiranë, ka insistuar se futbollisti ka premtuar se do të jetë pjesë e kuqeqinjëve nëse nuk merr ftesë nga Gjermania.

Gruda që është pjesë e Brightonit të Premier Leagues, është në pritje të ftesës nga selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann dhe nëse nuk ftohet në shtator, atëherë do të luaj për Shqipërinë.

Sipas Bushit, një futbollist si Gruda i duhet shumë Kombëtares së Shqipërisë.

“Brajan Gruda do të luajë te Shqipëria me 100% në qoftë se nuk është pjesë e kombëtares së Gjermanisë A. Në momentin që nuk është pjesë e saj, ai do të përfaqësojë Shqipërinë. Ky ka qenë bashkëbisedim, kontakt ose le të themi, ne kemi bërë takimet me familjen e tij”, është shprehur Bushi.

21-vjeçari ka luajtur për të gjitha gjeneratat e reja të Gjermanisë kurse me ekipin U21 ka 14 paraqitje dhe 2 gola të shënuara.

Ai ende nuk ka luajtur për ekipin A të Gjermanisë, ndonëse ishte në listën e zgjeruar për “Euro 2024” dhe ishte në përgatitje por u detyrua të largohet nga kampi për shkak të lëndimit.

Gruda verën e shkuar iu bashkua Brightonit nga Mainzi për 30 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2028.

Në sezonin e tij të parë në Premier League, Gruda ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 4 asistime në 21 ndeshje të luajtura me fanellën e Brightonit.

Next Post

Chelsea luajti në stadiumin me 50.000 vende të zbrazëta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.