• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gruda kërkon fitore ndaj Arsenalit

25/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi Brajan Gruda është i bindur se skuadra e Brightonit mund ta mposht Arsenalin këtë vikend në Premier League të Anglisë.

Brightoni luan në udhëtim ndaj Arsenalit në ndeshjen që luhet të shtunën nga ora 16:00 dhe i takon xhiros së 18-të.

Arsenali prinë në tabelë me 39 pikë, ndërsa Brightoni me 24 pikë të mbledhura është i dhjeti dhe Gruda beson se mund ta befasojnë ekipin e Mikel Artetas në “Emirates Stadium”.

“Do të jetë ndeshje e mirë, por unë e di se çfarë mund të bëjmë si ekip. Mund ta mposhtim secilin kundërshtar dhe nëse japim gjithçka nga vetja mund të fitojmë edhe të shtunën”, është shprehur Gruda.

Gruda 21-vjeçar, ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në 13 paraqitje kampionale, ndërsa në total në 14 ndeshje në të gjitha garat për Brightonin, ka 2 gola e po aq asistime.

Ai prej vitit 2024 është pjesë e Brightonit, ekip që e transferoi për 31.5 milionë euro nga skuadra e Mainzit të Gjermanisë.

Next Post

Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.