Gruda kthehet në Bundesligë, huazohet te Leipzigu
Mesfushori Brajan Gruda është larguar nga Premier League e Anglisë për t’u kthyer në Bundesligën gjermane.
Skuadra e Leipzigut, të hënën ka zyrtarizuar huazimin e Grudës nga Brightoni, ekip me të cilin mesfushori ka kontratë deri në vitin 2028.
Gruda tek Leipzigu është huazuar deri në fund të sezonit kurse te skuadra gjermane do ta bartë fanellën me numrin 10.
Gruda në vitin 2024 iu bashkua Brightonit nga Mainzi, ndërsa këtë sezon ka 3 gola e po aq asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.
Teilen: