Tuesday, 19. May 2026
Sport

Grupi E/ Atletiko shpartallon me 6 gola Sëlltikun, Lacio mposht Fejnordin me Hysajn titullar dhe ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)

GS 07/11/2023 2 Min. Lesezeit

U luajtën mbrëmjen e sotme, dy sfidat e vlefshme për Gupin E në Ligën e Kampionëve. Atletiko e Madridit shpartalloi me rezultatin 6-0 Sëlltikun në ndeshjen e zhvilluar në Spanjë, ndërkohë që në përballjen tjetër, Lacio e Hysajt, iu fal golit të Imobiles në fundin e pjesës së parë në duelin ndaj Fejnordit. Mbrojtësi i Kombëtares, qëndroi në fushë 78 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Pelegrini.  

 

champions

Ndërkohë që për sa i përket duelit mes Atletikos dhe Sëlltik, skuadra mike nga Skocia, mbeti me 10 lojtarë në minutën e 23-të, duke ia lehtësuar disi punën spanjollëve.  

MixCollage-07-Nov-2023-11-05-PM-6608

Për sa i përket renditjes, Atletiko kryeson me 8 pikë, ndërkohë që Lacio ka parakaluar Fejnordin, duke u ngjitur në vendin e dytë. Ekipi italian përballjen e radhës e luan në shtëpi ndaj Sëlltik.  

laciooo

REZULTATET:

LACIO – FEJNORD 1-0

Imobile 45+1′

GOLI I IMOBILE: VIDEO

ATL. MADRID – SËLLTIK 6-0

Grizman 6′, 60′ Morata 45+3′, 76′; Lino 66′, Saul Niguez 85′

GOLI I SAUL NIGUEZ: VIDEO

GOLI I DYTË I MORATËS: VIDEO

GOLI I LINO: VIDEO

GOLI I DYTË I GRIZMAN: VIDEO

GOLI I MORATËS: VIDEO

GOLI I GRIZMAN: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE:

LACIO – FEJNORD

 454545

ATL. MADRID – SËLLTIK

 65454

PANORAMASPORT.AL

Teilen: