• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Grupi i tifozëve rumunë bojkotojnë ndeshjen me Kosovën, arsyet janë qesharake

11/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup i tifozëve të Kombëtares së Rumanisë të quajtur “Honor et Patria” kanë bojkotuar ndeshjen me Kosovën për arsye qesharake.

  

Ky grup i tifozëve me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Facebook kanë bërë të ditur se nuk do të jenë prezent në stadium pasi nuk e njohin Kosovën si kombëtare.

“Duke respektuar vendimin e marrë në fillim të fushatës kualifikuese, për të bojkotuar dy ndeshjet me të ashtuquajturën kombëtare kosovare, të martën nuk do të jemi të pranishëm në stadium”.

“Megjithatë, dëshirojmë t’u bëjmë një apel spektatorëve që do të hyjnë ende në stadium: mbështesin grupet që do të jenë të pranishëm në bar, për të thënë të vërtetën, edhe nëse nuk i shkon për shtat mafies së UEFA-s: për Rumaninë, Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë dhe kjo ndeshje “ndërkombëtare” nuk duhet ta ketë vendin e asnjëherë” – thuhet në postimin qesharak të këtij grupi të tifozëve, transmeton lajmi.net.

Tifozët dhe grupet e ndryshme të huliganëve rumunë kanë çasje kryesisht pro-serbe në lidhje me Kosovën.

Një grup i vogël që udhëtuan në Prishtinë për ndeshjen e parë u larguan nga stadiumi para kohe për shkak të thirrjeve skandaloze “Kosova është Serbi”.

Ndryshe, Rumania dhe Kosova do të përballen të martën me fillim nga ora 20:45 në Bukuresht në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Real Madrid ka vendosur për alternativën e Mbappe, një kampion botë nëse francezi nuk vjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.