• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Grupit “kuqezi” i bashkohet edhe Sokol Cikalleshi

06/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, ndaj Moldavisë në shtëpi dhe Ishujve Faroe në transfertë. Fillimisht në program është për t’u luajtur ndeshja me Moldavinë më datë 17 qershor dhe më pas ajo ndaj Ishujve Faroe tre ditë më pas.

Nga grumbullimi i kombëtares në “Shtëpinë e Futbollit”, gazetari i SuperSport, Jurgen Zela zbulon të rejat e fundit nga kampi kuqezinjve. Aktualisht janë 16 lojtarët që gjenden nën urdhrat e trajnerit Sylvinho teksa grupit të trajnerit brazilian i është bashkuar ditën e sotme sulmuesi Sokol Cikalleshi. Nga ana tjetër vazhdon stërvitjen i diferencuar Qazim Laçi ndërsa në këtë fazë pjesë e grumbullimit janë edhe gjashtë lojtarë të “huazuar” nga Shqipëria U19. Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar përbëhet nga;

  

Lista:

Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Armando Sadiku, Andi Hadroj, Armir Abrashi, Qazim Laçi, Adrian Bajrami, Anis Mehmeti, Frederik Veseli, Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Enea Mihaj, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi.

Kujtojmë se në këtë grumbullim rikthehen në dispozicion të kombëtares Keidi Bare, Armando Sadiku, Ernest Muçi, Mario Mitaj dhe Adrian Bajrami. Ndërkohë, nga grumbullimi i kaluar mungojnë Jon Mersinaj, Marash Kumbulla, Ermir Lenjani si dhe Lindon Selahi.

  


Next Post

Finalja e Champions-it ndaj Interit/ Pep Guardiola, gati të hyjë në klubin e më të mirëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.