Në minutat e para të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, u regjistrua në episod i turpshëm.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, u godit me grusht, nga një prej të pranishmëve në tribunën VIP.
CNA.al, zbulon ekskluzivisht se personi që goditi Takajn, është babai i lojtarit të Skënderbeut, Leo Zguri, i cili është pjesë e ekipit të parë.
Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.
https://youtube.com/watch?v=J23wPGJOxSY%3Fenablejsapi%3D1%26autoplay%3D0%26cc_load_policy%3D0%26iv_load_policy%3D1%26loop%3D0%26modestbranding%3D0%26fs%3D1%26playsinline%3D0%26controls%3D1%26color%3Dred%26cc_lang_pref%3D%26rel%3D1%26autohide%3D2%26theme%3Ddark%26