Saturday, 14. February 2026
Sport

Guardiiola, 11 tituj në 14 sezone

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Pep Guardiola mori titullin ditën e djeshme me Manchester Cit-in.

Në 14 kampionatet e fundit kur ka qenë trajner, ai ka fituar 11 herë titullin.

Duke nisur nga Barcelona, Bayern Munich dhe tashmë City. 52-vjeçarin kanë mundur ta ndalin vetëm tre kolegë.

Kështu, në sezonin 2011/2012 teksa ishte në drejtimin e Barcelonës, Guardiola e humbi kampionatin përballë Realit të Jose Mourinhos.

Ndërkohë, dy disfatat e tjera janë në Angli pasi me Bayernin nuk mundi ta ndalte askush.

Në drejtimin e Manchester Cityt, sa i takon Premier Leagues, Guardiola është mposhtur vetëm nga Chelsea i Antonio Contes në sezonin 2016/2017 dhe nga Liverpooli i Jurgen Klopp në sezonin 2019/2020.

Teilen: